POGRADEC

Emigrantët ilegalë që e përdorin Shqipërinë si një vend transit për të kaluar në vende të BE janë të shumtë.

 

Policia ditët e fundit ka raportuar shumë raste të ndalimit të tyre, si dhe shoferëve që marrin përsipër kalimin e emigrantëve për në vendet e tjera. Gazetarja Lorena Kodra, ka siguruar për “BalkanWeb” një video, ku shihet se si një furgon i mbushur me emigrantë dalin me shpejtësi nga mjeti dhe shpërndahen nëpër zona të ndryshme të qytetit të Pogradecit, për t’i shpëtuar policisë.

Në pamje, vihen re rreth 20 emigrantë duke u larguar me vrap.

 

Burime për gazetaren Kodra bëjnë me dije se deri më tani policia ka arritur të arrestojë 15 emigrantë, ndërsa po punojnë për gjetjen e personave të tjerë dhe drejtuesit të mjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb