TIRANE- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ““The Bridge”, duke goditur një grup shpërndarësish drogë që vepronin kryesisht në zonën e Kamzës, duke arrestuar njërin prej tyre në Nikël, ndërsa një tjetër ka mundur të arratiset.

Në videon e shpërndarë nga policia duket momenti kur policët vrapojnë nëpër fusha për të kapur shpërndarësin e drogës Xh. C., 42 vjeç, banues në Nikël, derisa e kapin dhe e shtrijnë në tokë, për t’i vënë më pas prangat.

Po ashtu proçedohet në gjendje të lirë 1 shtetas i mitur, B. C., 16 vjeç, banues në Nikël dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër, A. S., 23 vjeç, banues në Nikël, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit “Canabis Sativa” kryesisht në zonën e Kamzës.

“Rreth orës 16:00 në afërsi të Urës së Tapizës është konstatuar automjeti tip Mercedes Benz në të cilin ndodhej shtetasi B. C , si dhe automjeti Fiat Scudo në të cilin ndodheshin shtetasit Xh. C. dhe A. S., nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashte) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë me lëndë bimore të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” ku gjatë ndërhyrjes policore shtetasi A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia.

Në kuadër të këtij opercioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 102 (njeqind e dy) kilogramë e 540, (peseqind e dyzete) gramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

– 5 aparate celularë të markave të ndryshme.

– 3 automje të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb