Miqësia e tyre ishte shumë e fortë, por edhe buja në media që bëri sherri i tyre. Bëhet fjalë për Sinan Hoxhën dhe Seldin. Pas disa bashkëpunimeve mesa tyre në muzikë, dy këngëtarët prishën marrëdhëniet. Por dje, ka ndodhur ‘çudia’.

Sinan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Shoë” ku ka marrë një letër surprizë nga menaxheri i tij Avniu, i cili i ka kërkuar në emrin e tij dhe të publikut që të realizojë sërish një këngë me Seldin. Fill pas kësaj, Sinani është prekur, pasi menaxherin e tij e konsideron si vëlla. Pas këtij emisioni, në studio ka hyrë Seldi, ku nuk ka nguruar që t’i kërkojë falje Sinanit.

“Unë kam bërë disa gabime me Sinanin, por po ia le fajin moshës dhe i kërkoj falje publikisht për gabimet. Faktikisht çdo gjë për të cilën ai më ka këshilluar ka dalë e vërtetë, ka qenë si një baba për mua”, ka thënë Seldi. Më pas fjalën e ka marrë Sinani dukshëm i emocionuar. “Seldi është djalë i jashtëzakonshëm. Unë jam treguar më shumë seç duhet si një babi për këtë duke e këshilluar që në një moshë shumë të re. E pranoj me shumë kënaqësi kërkesën e Avniut, sepse përderisa i kam dhënë njëherë dorë, mund t’i jap dorë sërish edhe pse ai është shumë këngëtar i mirë dhe nuk ka nevojë për dorë”.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: