Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë.

Protestuesit u vendosën pas marshimit sërish te Kryeministria pas dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës.

Në një moment, automjeti ku ndodhej Rama ka dalë nga godina, ndërsa aktivisti Lika e ka goditur atë me vezë.

Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të efektivëve të policisë që e kanë ndjekur dhe më pas arrestuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb