Ish-futbollisti dhe modeli Granit Cana prej kohësh ka deklaruar se është në një lidhje pas daljes nga “Big Brother VIP”. Teksa ai nuk e ka zbuluar identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën së fundmi në Internet është publikuar një video ku ai shihet në momente pasionante me një zeshkane. Të dy, shijojnë ditët me diell dhe temperaturat e larta në një prej pishinave të Prishtinës.

Graniti dhe vajza misterioze duken të pashqetësuar nga njerëzit rreth tyre duke zgjedhur të puthen e të jenë të pandarë nga njëri-tjetri.

Granit Cana mori vëmendjen e të gjithë publikut kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”. Ish-futbollisti nuk ishte një emër popullor në Kosovë, e aq më pak në Shqipëri, por gjithçka ndryshoi me pjesëmarrjen e tij në “reality-show”. Të gjithë aty patëm mundësinë të njiheshim me djaloshin simpatik, që më shumë se çdokujt, i hyri në zemër Fifit.

Historia, që duhet thënë nuk shkoi si duhet brenda shtëpisë, tashmë i përket të shkuarës, pasi për të dy personazhet e përfshira, jeta sentimentale është në ditët e arta. Pasi Fifi ka konsoliduar dashurinë e saj disamujore me Adisin, edhe Graniti më në fund ka gjetur dashurinë./ Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: