Recete nga znj Enedia
Përbërësit:
2 gota thjerrëza të ziera
2 vezë
2 lugë miell thjerrëzash
1 spec të kuq
1 karotë
1 qepë të njomë
2 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper i kuq
Rigon
Kopër

Përgatitja

Grijmë qepën e njomë imët si dhe specin e kuq në rende. Në një tas shtojmë thjerrëzat dhe i shtypim me dorë. Aty shtojmë gjithë përbërësit, i trazojmë bashkë, u japim formë dhe i pjekim për 30 minuta në 200 gradë.
E pjekim me 200 gradë për 35-40 minuta.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb