”Qeveria e Edi Ramës është në vështirësi për shkak të protestave të mijëra qytetarëve, të cilët prej javësh mbushin sheshet duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke e akuzuar për korrupsion”. Kështu raporton transmetuesit publik kombëtar të Italisë, Rai 3, në një reportazh dedikuar asaj që po ndodh në sheshet dhe rrugët e Tiranës, duke theksuar se vendi është përfshirë nga një valë protestash masive ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së drejtuar prej tij.

Shumë politikanë kanë përfunduar nën hetim nga SPAK, vijon reportazhi i Rai 3, ndërsa i referohet akuzave të SPAK për korrupsion ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës, e cila u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt të vitit të kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb