Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi kanë inspektuar punimet e ujësjellësit të ri të Fushë- Krujës.

Rama mori garancinë se në fund të tetorit ujësjellësi i ri hap rubinetat për t’i sjellë banorëve të zonës 24 orë ujë në ditë, qytetit bashkë me fshatrat teksa theksoi se ky problem është në gjithë Shqipërinë.

Ai tha se në gjithë Shqipërinë tashmë ka kantiere uji për t’i dhënë fund plagës dhjetravjeçare. Por Rama ka thumbuar edhe opozitën duke thënë se këto kantiere bëjnë dallimin mes qeverisë aktuale, dhe atyre që bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna.

STATUSI NGA EDI RAMA

KANTIERET E UJIT – Në Fushë Krujë ku ka marrë rrugën e zgjidhjes problemi i trashëguar me dekada i furnizimit me ujë të pijshëm. Përmes investimit që po realizojmë, do të garantohet 24 ORË UJË i pijshëm për banorët e zonës së Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, si dhe do të vendoset ligjshmëria në këtë sektor me instalimin e ujëmatësave për të gjithë abonentët.

 

*po investojmë në çdo cep të Shqipërisë për t’jua garantuar qytetarëve këtë shërbim thelbësor për cilësinë e jetës, duke e mbyllur këtë plagë dhjetravjeçare të keqqeverisjes dhe duke bërë edhe në këtë drejtim dallimin e qartë mes nesh e atyre që sot bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb