Real Madridi rikthehet te suksesi në La Liga, teksa ka arritur një rezultat drithërues kundër Levantes. Në “Bernabeu” mbyllet çdo gjë 3-2, ndërsa ekipi i Zidan është shfaqur me dy fytyra në këtë sfidë, ndërsa ka rrezikuar jo pak që të pësonte një barazim të bujshëm përballë ekipit valencian, pasi po udhëhiqte 3-0.

Për “Los Blancos” nis çdo gjë mirë, ndërsa Karim Benzema realizon një dygolësh në minutat 25-të dhe 31-të, ndërsa para pushimit është Kasemiro ai që rrumbullakos epërsinë në 3-0. Por Reali në pjesën e dytë mbetet në dhomat e zhveshjes, pasi në minutën e 49-të Majoral ngushtoi në 3-1, përpara se Melero në të 75-ën rihap takimin. Në fund, një pritje e shkëlqyer e Kurtuas shpëtoi Realin në kohën shtesë nga një gjuajtje e Majoralit dhe mbrojti suksesin e ekipit të tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb