Atalanta po përjeton një moment fantastik në Serie A, numrat e ekipit bergamask do ti kishin zili edhe klubet më të mëdha europiane. Ndaj Torinos në transfertë, Atalanta ishte një “tërmet shtatë ballë”, një fitore 0-7 që i vendos në librat e historisë në Serie A.

Me shtatë golat e shënuar, Atalanta e dërgon në 57 numrin e golave në 21 javë, diçka e tillë nuk ndodhte që nga sezoni i largët 1959/60. Njeriu i momentit është Josip Ilicic, slloveni realizoi një “tripletë” golash duke e dërguar në 12 numrin e golave të shënuar në 10 ndeshjet e fundit, vetëm Messi dhe Aguero kanë bërë më mirë se ai në 2 vitet e fundit për “tripleta”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb