Tensionohet situata te komisariati 3, mes policisë dhe protestuesve ka pasur përplasje. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktivisti Arben Kola.

“News24”, ka mësuar se janë shoqëruar edhe Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti.

Qytetarët kërkojnë lirimin e personave të ndaluar. Me thirrjet “arrestoni Ramën”, arrestoni Ballukun, lironi çunat, lironi gocat, vijojnë qëndresë. Ndërsa policia është vendosur gardh.

Revolta vijon prej 94 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb