Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka bërë foto me të rinj të pranishëm në Konventën Kombëtare dhe ka takuar shumë prej tyre, iu ka bërë thirrje që jenë më aktivë në rrjetet sociale.

Kreu i PL doli nga salla e Pallatit të Kongreseve në momentin kur Monika Kryemadhi po mbante fjalën në podium.

“Bëni share, bëni like”, dëgjohet teksa thotë Meta teksa iu drejtohet të rinjve.

Po ashtu ai iu bëri thirrje të rinjve që të jenë më aktivë dhe të zgjohen nga gjumi, ndërsa ironizoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Kujtojmë se Meta sot në fjalimin e tij në Konventë foli për bashkim mes shqiptarëve dhe ‘dashuri pa kushte’ mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb