ITALI-Iknin në autostradë nga Orte drejt Romës, me rreth 20 mijë euro, që i kishin vjedhur në një zyrë postare në Malfondo (Spoleto), por policia rrugore i ka ndjekur dhe bllokuar.
Të tre burrat kishin hyrë në strukturë duke u shtirur si financier, me justifikimin që kërkonin të bënin një kontroll të parave në arkë.
Ata për të humbur gjurmët e tyre kanë ndërruar edhe makinën, por dy patrulla të forcave të rendit i kanë kapur në autostradën e Sole dhe i kanë arrestuar.
Në sendet e tyre është gjetur një distinktiv i Policisë Financiare dhe një pistoletë, që rezultonte e vjedhur.
(da.xha/BalkanWeb)