Ishte një natë magjike, nga ato që duhen festuar. Pasi firmosi përmbysjen e madhe dhe i dhuroi Juventusit kualifikimin në çerekfinalet e Champions me tre golat e tij, bashkë me famijen dhe miqtë më të afërt, Kristiano Ronaldo vazhdoi festën në një nga restorantet e njohura të Torinos.

Por shpresat e sulmuesit portugez se për shkak të orës së vonë, nuk do të gjente njerëz në lokal janë shuar sapo ai kaloi derën. Ata që po darkonin janë ngritur në këmbë dhe kanë pritur me ovacione dhe kore futbollistin, që është kthyer në heroin e Juventusit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb