Southampton 1-0 Arsenal

Southampton mundi 1-0 Arsenal në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Skuadra e Hasanhuttl e pa veten në avantazh pas 44 minutash, pas pasimit të Elyounoussit për Bednarek.

 

 

Titullar ishte edhe Broja, i cili pavarësisht paraqitjes mbi mesataren nuk la dot gjurmë dhe u zëvendësua nga Long në minutën e 74-të. Lojtari shqiptar shtyn kështu takimin me golin, pasi nuk realizon dot që me 2 mars.

 

Southampton është e 11-ta me 39 pikë, ndërsa Gooners zbresin në vendin e gjashtë me 54 pikë.

 

Manchester United 3-2 Norwich

Cristiano Ronaldo si vera. Pavarësisht viteve që kalojnë, sulmuesi portugez vijon të jetë vendimtar. 37 vjeçari shënoi 3 gola sot në fitoren 3-2 ndaj modestëve të Norwich.

 

Takim u duk i lehtë pasi pas 32 minutash, Ronaldo realizoi dopietë. Gjithsesi, miqtë nuk kishin ardhur për shëtitje në Manchester dhe golat e Dowell e Pukki treguan më së miri këtë gjë.

 

 

 

Gjithsesi, 15 minuta nga fundi, një perlë nga distanca e CR7 lë të shmangur në vend Krul.Manchesteri është e pesta me 54 pikë, sakaq Norwich është e fundit.

 

 

 

Rezultatet e sotme në Premier League:

Tottenham 0-1 Brighton

Man United 3-2 Norwich

Southampton 1-0 Arsenal

Watford 1-1 Brentford

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb