Bekim Balaj dhe Odise Roshi vazhdojnë të bëjnë mirë në kampionatin rus. Në javën e nëntë, futbollistët e Kombëtares ishin protagonistë për Terek Groznin në fitoren 2-1 përballë Gazovik Orenburgut në shtëpi.

Falë bashkëpunimit të dy shqiptarëve erdhi goli i parë për vendasit në minutën e 25-të, me Balajn që shënoi me kokë duke shfrytëzuar një krosim të Roshit nga e djathta. Balaj humbi shansin të shënonte edhe një gol të dytë teksa në minutën e 66 humbi një penallti.

Për bomberin shkodran ky është finalizimi i tretë në tetë ndeshje të luajtura këtë sezon. Kurse Roshi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të dhe në të 76-n doli nga loja për t’i bërë vend rumunit Gabriel Torje.

Me këtë fitore Tereku ngjitet përkohësisht në vendin e pestë me 14 pikë.

Shënon edhe Bernard Berisha, por që nuk i mjafton Anzhi Makhaçkalës për të shmangur disfatën 2-1 në fushën e Samarës. Kosovari realizoi golin e dytë sezonal në minutën e parë shtesë, kur gjithçka kishte përfunduar praktikisht./panoramasport/


Bekim Balaj Goal Terek Grozni 1-0 Orenburg 01…
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: