Pamjet që shihni vijnë nga qyteti i Lezhës. Rrugët e trotuaret bosh, ndërsa qytetarët i janë bindur urdhrit të qeverisë për t’u izoluar në banesa, deri në mëngjesin e së hënës.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për ‘BalkanWeb’ disa pamje nga rrugët e këtij qyteti, ku shihet se të gjitha aktivitetet janë pezulluar, ndërkohë që të vetmit që lëvizin janë punonjësit e policisë, dhe ata të shëndetësisë.

Deri më tani Lezha numëron 5 raste me COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: