Reali Madridit ka vuajtur jo pak në “Mendizorroza” përballë vendësve të Deportivo Alaveshit. “Mbretërorët” kanë mundur të fitojnë, por me shumë vështirësi 2-1.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, goli i Sergio Ramosit në të 52-ën solli qetësinë te skuadra e Zidan. Por Alavesh nuk kishte ndërmend të dorëzohej lehtë dhe në të 65-ën shënon me penalltinë e kthyer në gol nga Perez.

Gjithsesi Reali reagon shpejt dhe Karvahal rikthen epërsinë 4 minuta më pas, duke shënuar golin e fitores për të tijtë. Reali ngjitet kështu në krye të tabelës me 31 pikë, në pritje të ndeshjes së nesërme mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb