Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

300 gr qiqra
2 thelpinj hudhër
1-2 lugë vaj ulliri
200-300 gr tahini
1 portokall (lëng + cipë)
1 limon (lëng + cipë)
1 mandarinë (lëngu)
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Nenexhik ose borzilok
Pite (tortilla) për servirje

Përgatitja

Vendosim qiqrat që në darkë në ujë të bollshëm. Në mëngjes i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë në ujë të ftohtë një gisht lartë masës së tyre. Sapo të marrin valë pastrojmë shkumën dhe shtojmë 1 lugë koncentrat. I lemë qiqrat të ziejnë për rreth 25 minuta. Më pas kullojmë qiqrat nga lëngjet. I vendosim qiqrat në një blender ku shtojmë 2 thelpinj hudhër, pak vaj ulliri, kreip, piper dhe pak nga lëngjet e zierjes së tyre dhe i kthejmë në pure.

Në një enë vendosim tahinin, cipën e grirë dhe lëngun e 1 portokalli, lëngun e 1 limoni dhe lëngun e 1 mandarine.

Ngrohim pitet nga të dyja anët në një tigan që nuk ngjit ose në një tavë dhe i servirim me salcat e përgatitura me qiqra dhe tahini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb