Seri shpërthimesh janë regjistruar në Kiev, ku sirenat e sulmit ajror po dëgjohen kudo në hapësirën e vendit.

BBC shkruan e deri më tani janë shënuar 5 shpërthime të mëdha, pranë kryeqytetit ukrainas.
Televizioni Pryammy, në Ukrainë ka ndërprerë aktivitetin e saj dhe ka lënë mesazhin:

“Do të kthehemi pasi të ketë mbaruar paralajmërimi për sulmin ajror”.

Po ashtu, sulme dhe shpërthime janë shënuar në Jug të Ukrainës. Në një video të publikuar, shihet se si godinë në qytetin Melitopol përfshihet nga flakët dhe goditet me eksploziv. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një spital, por nuk dihen të dhëna të tjera për këtë sulm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: