SHBA

Sherifi i Qarkut të Geneses në SHBA Chris Suanson ka vendosur që të heqë uniformën dhe t’ju bashkohet protestuesve, që janë rebeluar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

“Vazhdoni që të ecni me ne. Thuajeni emrin e tij, quhet George Floyd. Ne po marshojmë, jo për të lënduar ndonjë njeri”, thotë sherifi teksa është në mesin e protestuesve.

Protestues të dhunshëm kanë demonstruar në të gjithë Amerikën, pas një videoje të bërë publike, ku duket Floyd teksa ndërron jetë, kur polici që e arreston i vendos këmbën në fyt, raportojnë mediat amerikane.

Po sot, edhe disa policë të tjerë në SHBA i janë bashkuar protestës së shumë amerikanëve në mbrojtje të kauzës antiraciste.

Anëtarë të policisë janë gjunjëzuar, duke përmendur me të madhe, emrat e personave të vdekur gjatë përleshjeve me forcat policore ose që kanë humbur jetën për shkak të gabimeve policore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb