Teksa kontrollonte pamjet e kamerave të sigurisë në shtëpi, Cody Wray zbuloi se çfarë bënte djali i tij në mes të natës. Ai zgjohej shpesh në orën 2 dhe luante në divan, fikte e ndizte dritën e kuzhinës dhe bridhte nëpër dhomë.

Babai nga Florida, Cody Wray i hodhi këto pamje në faqen e tij në Facebook, ku shkruan: “Duke parë pamjet e kameras së sigurisë, pashë këtë në mes të natës në kuzhinë. Kur gjeta videon, nuk po dija të vendosja nëse duhet ta ndëshkoja që luante në divanin e ri, apo ta përqafoja për këtë surprizë të këndshme që se kisha parë kurrë”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: