MILANO- Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 11 shqiptarë. Karabinerët e Milanos kanë ekzekutuar urdhër-arrestimin për shqiptarët (10 në burg, 1 në arrest shtëpiak), ndërsa shqiptarët janë të moshave nga 21 deri në 47 vjeç.

Tgcom shkruan se banda e shqiptarëve akuzohet për një seri vjedhjesh, kryesisht në apartamente, por edhe në dyqane apo qendra tregtare. Kryesisht banda vepronte në Milano dhe Pavese.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rasteve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb