Prej ditësh një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore në malin e Holtës aty ku ndahet kufiri  gjeografik pyjor i rretheve Gramsh, Përrenjas dhe Pogradec.

Veç vështirësive të terrenit dhe luftës me flakët , zjarrfikësit janë përballur dhe me shpërthimet e fuqishme të municioneve luftarake, të cilat dyshohen të jenë të luftës  së dytë botërore.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit efektivët e zjarrfikëses ndodheshin në krahun tjetër të malit në flakë.

Në një bisedë telefonike për gazetarin Shkëlzen Henkoja, shefi i zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi u shpreh se fatmirësisht nga shpërthimet nuk ka asnjë efektiv të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: