Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në një magazinë rrobash në zonën e “Qyteti Studenti” në kryeqytet.

Flakët dyshohen se kanë nisur nga një shkëndijë elektrike, ndërsa në magazinë nuk ka pasur asnjë punonjës.

Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, por janë vendosur në rrezik banesat pranë, banorët e të cilave kanë filluar të evakuohen nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb