Fshati Trenë në Dibër është ndër zonat më të braktisura nga të rinjtë, të cilët janë larguar jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mira për jetesë.

Ismet Spahiu thotë se para viteve 90-të në këtë fshat jetonin 90 familje, ndërsa sot kanë mbetur më pak se 40, kryesisht të moshuar, ndërsa shkolla 9-vjeçare nuk ka asnjë nxënës të regjistruar.

82-vjeçari shprehet se me gjithë resurset që ka fshati, zhvillimi ka mbetur në vendnumëro dhe shpresat që të rinjtë të rikthehen janë të pakta.

“Kanë ikur të rinjtë, kanë mbetur vetëm të moshuar. Ka qenë shkolla fillore, por edhe ajo u mbyll. Ka vetëm kopsht. Nuk vijnë më të rinj. Fshati u braktis”, është shprehur një i moshuar.

Ashtu si në shumë fshatra të tjerë kudo në Shqipëri edhe në Trenë pamja është e trisht, ku shtëpitë janë braktisur e po shkojnë drejt rrënimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb