FC Zurich fitoi me rezultat 1-0 kundër AEK Larnaca në Europa League dhe Benjamin Kololli, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës, ishte autori i golit që i dha tre pikët zvicerianëve. Por një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në momentin që Kololli po festonte golin e tij.

Ai ka shkuar  për të festuar golin  me tifozët e ekipit në kohën kur 26-vjeçari ka rënë në një gropë të stadiumit, që ndodhej prapa reklamave.  Megjithatë  Kololli e ka vazhduar ndeshjen deri në fund dhe si duket nuk është lënduar nga kjo rënie e tij.

 

(n.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb