Një automjet  tip ‘Renault’ ka marrë flakë në lëvizje , ndërsa po udhëtonte në drejtim të Vlorës.

Mësohet se fatmirësisht drejtuesit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin jashtë automjetit në kohë, duke i shpëtuar në këtë mënyrë flakëve.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për BalkanWeb se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb