Shqipëria pëson disfatë 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, me Manajn që në minutën e 4-t realizoi  me kokë, pas një topi perfekt të Asllanit.

Gjithsesi, gjërat nuk shkuan mirë për Shqipërinë, pasi në minutën e 22-të, portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke lënë Shqipërinë me një lojtar më pak. Finlanda përfitoi dhe barazoi me Leo Valtën nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Finlanda shtoi presionin në kërkim të përmbysjes, ndërsa Shqipëria rrezikoi me kundërsulme, me Pilon që iu afrua golit, por vetëm kaq.

Finlanda përmbysi llogaritë dhe mori fitoren falë një tjetër goli të Valtës. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, një më pak se Finlanda kryesuese.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb