Gola dhe emocione në “Anfield”, por në fund ka vetëm një fitues. Liverpool mundi 4-3 Tottenham në Premier League, në një sfidë që ishte totalisht e “çmendur”.

The Reds shënuan 3 herë brenda 13 minuta me Jones, Diaz dhe Salah. Avantazhi i 3-fishtë solli përgjumje te vendasit, të cilët nuk i besuan syve kur pësuan 3 gola nga Spurs.

Kane rindezi shpresat e mysafirëve (39’), ndërsa Son (77’) dhe Richarlison (90’) rikthyen gjithçka nga fillimi.

Në limite, Diego Jota nderoi Liverpool. Këta të fundit janë në vendin e pestë, sakaq Tottenham një pozicion më poshtë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: