TIRANE- Shtëllunga tymi dhe flakë gjigande vijnë nga fabrika e riciklimit të mbetjeve në Karash të Tiranës, e cila është përfshirë nga zjarri.
‘BalkanWeb’ ka siguruar pamje nga zjarri, ndërkohë që vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të mëdha policore, forca zjarrfikëse si dhe punonjës të UKT.
Mësohet se përveç zjarrfikëseve nga Tirana, aksionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar edhe 2 zjarrfikëse të Vorës, ndërsa pritet të vijnë 3 të ushtrisë dhe nga Durrësi. Për më tepër shihni pamjet.
(ed.me/BalkanWeb)