Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodh plagosja e dy personave, mes tyre një të kërkuar për vrasje dhe një kalimtare e rastit. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për vrasje, pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit për t’u identifikuar, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar këtij të fundit.

Pavarësisht se polici qëlloi me armë në ajër për ta neutralizuar, qytetari tentoi të largohej me vrap, por u plagos në këmbë nga efektivi i FNSH. Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një vajzë që kalonte rastësisht në rrugë. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës,  Rebani Jaupi, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Ai pohoi se qytetari kundërshtoi me armë policin. “Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar, me fjalët ‘do të qëlloj’.  Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”- theksoi drejtori Jaupi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: