Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për situatën në Kakavijë e Kapshticë duke akuzuar qeverinë Rama se po tradhëton dhe po lë vetëm qytetarët shqiptarë që në këto momente janë në vështirësi.

Sipas Braimllarit, qeveria e Ramës është strukur skutave dhe nuk po mbështet qytetarët shqiptarë edhe pse detyra e saj është t’u shërbejë kudo që ata ndodhen.

Braimllari e konsideron ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakajn si kukull në këtë mision pasi misioni tjetër sipas tij është tradhëtia kombëtare.

 

 

STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI

Situata e renduar dhe e paprecedent per te pesten dite ne te cile po perballen qytetaret e shqiperise ne pikat kufitare te Kapshtices dhe te Kakavijes, per shkak te papergjegjshmerise dhe arrogances se qeverise Rama e cila eshte e strukur skutave dhe nuk po i jep asnje mbeshtetje shtetasve te vendit tone.
Detyra e qeverise eshte ti sherbeje shtetasve te vendit te tij kudo ndodhen, por qeveria Rama dhe ministri i tij i jashtem kukull nuk kane kete mision, ato kane nje mision tjeter ate te tradhetise kombetare.
Ashtu siç tradhetojne interesat kombetare ashtu po tradhetojne dhe po lene vetem qytetaret e shqiperise ne kete moment te veshtire.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb