VLORË

Nën pasionin e profesionit, gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb, Enrik Mehmeti, ka vënë sot në rrezik jetën e tij, ndërsa është bërë dëshmitar jo vetëm okular por edhe me video e dëshmi të grabitjes së bërë sot në mesditë në një argjendarinë Vlorë.

Ndërsa ndodhej pranë zonës, gazetari Mehmeti është bërë dëshmitar i grabitjes në argjendari.

Ashtu sic shihet në pamje, gazetari Mehmeti tha se kishte parë brenda dyqanit dy persona të shtrirë në tokë, ku njëra prej tyre i kërkonte ndihmë me shenja. Në momentin që ai është afruar, grabitësi ka dalë nga dyqani me armën drejt gazetarit, por fatmirësisht nuk ka qëlluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: