SHKODER- Edvana Sulaj, kujdestarja e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, e cila shfaqet në një video të publikuar tre ditë më parë duke dhunuar fëmijët jetimë, do të qëndrojnë në burg. Kjo është masa e sigurisë që ka dhënë ndaj saj Gjykata e Shkodrës.

Pas publikimit të video-skandalit, Sulaj dhe dy kolegë që shfaqen bashkë me të në pamje, janë shkarkuar nga puna dhe menjëherë ka nisur procedimi penal ndaj tyre.

Një ditë pasi u ndaluan, dy prej kujdestarëve u lanë të lirë pasi u morën në pyetje.

Ndërsa ndaj Edvana Sulajt u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve të Jetimores së Shkodrës, ndërsa edhe vetë ajo ka pranuar këto veprime, duke u shprehur se “ishte hera e parë që dhunonte fëmijët”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb