Futbolli anglez është në prag të një skandali me protagonist kryesor Sam Allardyce, i sapo emëruar trajneri i Kombëtares së “Tre Luanëve “. Allardyce akuzohet rëndë nga e përditshmja britanike “Telegraph” për konsulencë jo ligjore për çështjen e transferimeve të lojtarëve.

Sipas tabloidit , Allardyce është filmuar duke u treguar disa biznesmenëve që në të vërtetë ishin gazetarë, si të shkelnin mbi rregulloren. Ish trajneri i Sunderland është filmuar gjatë takimin me një përfaqësues të rremë të një kompanie nga Lindja e Mesme, i cili shprehu interes për të investuar para në tregun e futbollistëve në Premier League.

Ai kërkoi konsulencën e Allardyce për shumën e 400 mijë stërlinave. Allardyce i mëson gazetarët si të fitojnë në rrugë të padrejtë ndaj kartonit të lojtarit duke ia hequr klubit apo vetë lojtarit.

Ndër të tjera në video, Allardyce shfaqet duke ofenduar paraardhësit të tij në stolin e Anglisë, Roy Hodgson dhe zëvendësit të tij, Gary Neville. “Telegraph” nuk dëshiron të ndalët me keq por i kanë drejtuar Federatës Angleze 18 pyetje mbi këtë çështje, por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet, të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë trajneri, ka heshtur përpara këtij skandali që mund të sjellë një shkarkim në kohë rekord.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb