Inter nuk arrin të ruaj ritmin e Atalanta, ndalet në javën e tretë, në transfertë përballë Lazio, pikërisht aty ku një javë më parë bergamskët fituan me “poker” golash. Në stadiumin “Olimpic”, zikaltërit kaluan të parët në avantazh në minutën e 30-të ku Martinez me një kthesë të bukur brenda zonës mposhti Tomas Strakosha.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Milinkovic-Savic ai i cili me kokë vendosi baraspeshën. Minutat e mbetura ishin jo pak të tensionuara me dy ekipet që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë. Fillimisht u ndëshkua Immobile me karton të kuq ndërsa më pas Sensi, të dy për goditje ndaj kundërshtarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: