Luis Suarez ka shënuar golin e parë me fanellën e Nacional. Sulmuesi nga Uruguaji nuk ishte titullar në takimin e fituar 3-0 ndaj Rentistas, por u aktivizua gjatë lojës.

Ish futbollisti i Atletico Madrid do “tundtte rrjetën” në minutën e 59-të, pas një assisti të Ocampo. Suarez do kishte shansin e artë për dopietë, por nuk do tregohej i saktë nga penalltia në minutën e 84-të.

35 vjeçari zgjodhi të transferohej te Nacional në tokën uruguajane pas një karriere tejet të suksesshme në Europë, ku ka veshur fanellat e skuadrave më të mëdha në botë si Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: