Juventus dhe Inter vazhdojnë të bëjnë një kampionat më vete në Serie A. Të pakapshëm dy favoritët për titullin kampion, që në këtë sezon mund të vendoset me fotofinish. “Zonja e Vjetër” vazhdon të kryesojë, pasi kaloi me suksesë një pengesë të vështirë si transferta kundër Atalantës.



Pa Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë imponuan shifrat 3-1 në rezultatin përfundimtar. Por nëse Juventus në këtë sezon të Serie A ndjen një presion të madh në misionin për mbrojtjen e “scudeto”, e gjithë merita shkon për Inter.


Serie A
Serie A

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ruan ritmin e rivalëve, duke i shtuar një tjetër fitore ecurisë rekord.

Ashtu si juventinët, edhe zikaltërit fituan 3-0 në një transfertë të vështirë në fushën e Torinos. Me dy pretendentët të shkëputur në krye, një garë e fortë në Serie A bëhet për zonën Champions.

Lacio është më e favorizuar në këtë moment, pasi të besuarit e Simone Inzaghi mbajnë vendin e tretë pas fitores 2-1 në fushën e Sasuolo. Në festë edhe gjysma tjetër e kryeqytetit italian.

Roma është ngjitur në vendin e katërt pas fitores së thjeshtë në shtëpi 3-0 kundër Brescia. Jashtë çdo objektivi mbetet Napoli dhe Milan, që në përballjen direkte mes tyre në javën e 13-të barazun 1-1.

Një rezultat, që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave, që po jetojnë një sezon me të vërtetë zhgënjyes, sidomos Milan, që ruan një ecuri të denjë vetëm për mbijetesën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb