Është publikuar traileri i vëllimit të parë të sezonit të pestë të serialit , “La Casa de Papel”.

Fansat mezi janë duke e pritur sezonin e ri të serialit të shumëpopullarizuar të gjiganti të transmetimit, Netflix.

Sezoni i pestë dhe i fundit është ndarë në dy vëllime të shfaqjes së episodeve.

https://youtu.be/Rs24xW_K47o

Pjesa e parë e episodeve të sezonit të pestë të “Money Heist” do të shfaqen më 3 shtator të këtij viti.

Ndersa vëllimi i dytë i episodeve të sezonit të pestë do të jetë në dispozicion në Netflix nga data 3 dhjetor 2021. Në pjesën e dytë janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb