Ndeshja mes Uruguajit dhe Ganës përfundoi 2-0 për ekipin e Alonsos. Ky rezultat ishte i pamjaftueshëm për uruguajanët, të cilët janë të detyruar të kthehen në shtëpi që në fazën e grupeve të Botërorit të Katarit.

Pas sfidës nuk munguan polemikat. Shkak u bë një penallti e dyshimtë, e padhënë për Cavanin. Cavani pengohet në zonë, por për arbitrin gjerman, Siebert nuk kishim të bënim me 11-metërsh. Një gol më shumë i Uruguajit do linte jashtë koreanët dhe do kualifikonte pikërisht ata.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: