Teuta vazhdon rrugën e saj në Ligën e Europës. Skuadra durrsake siguroi kualifikimin për në raundin e tretë eliminator, pasi fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Beitar Jeruzalem. Një paraqitje e shkëlqyer për të besuarit e Edi Martinit, që kaluan shumë shpejt në epërsi me Krasniqin që në minutën e 6-të.

Me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë u mbyll pjesa e parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit.

rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 86-të, kur Hebaj vulosi fitoren e Teutës dhe kualifikimin e saj në raundin e tretë të Europa Legaue.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb