Kastrioti 1-0 Kukësi

Kastrioti merr 3 pikë të rëndësishme në Kamëz me Kukësin, në takimin e javës së 29-të Abissnet Superiore. Skuadra krutane iu fal  një goli të Grecës (1-0), në minutën e 57-të. Ai bën një lëvizje tejet të bukur, duke befasuar kështu Xhikën.

 

 

Në minutat e fundit, djemtë e Longos rritën presionin, por ishte e kotë, pasi kundërshtari ishte mirë i vendosur në prapavijë, duke mos lënë aspak hapësira për rivalin.

Në minutën e 88-të, Marku për pak sa nuk vendosi ekuilibrat, por topi i goditur me kokë shkoi ngjitur shtyllës.

Kastrioti shkon në vendin e gjashtë me 37 pikë, duke iu larguar njëherë e mirë zonës së ftohtë, pas 5 fitoreve radhazi. Kuksianët janë të 3-tët me 45 pikë.

 

Egnatia 0-3 Tirana

 

Tirana vijon e sigurt drejt titullit kampion. Bardheblutë sot bënë detyrën në Rrogozhinë, teksa në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të fitoi 0-3 ndaj Egnatias.

 

Sfida u zhbllokua shumë shpejt. Ishte Redon Xhixha ai që bëri gjithçka mirë para porte, duke çuar peshë zemrat e tifozëve kryeqytetas.

 

Goli i dytë do ishte përfeksion me vete. Erion Hoxhallari merr përsipër një goditje dënimi dhe gjuajtja e tij ndalet vetëm nga rrjeta.

 

Goli i 3-të mban firmën e Najdovskit, i cili nuk fal pas një rrëmuje në zonë.

 

 

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi shkon në kuotën e 66 pikëve, 19 pikë më shumë se ndjekësi i vendit të dytë. Egnatia është në vendin e tetë me 31 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb