Dy oficerë policie në Filadelfia u plagosën në Benjamin Franklin Parkway, një bulevard ikonik në qendër të qytetit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Amerikës me koncerte dhe fishekzjarre, thanë autoritetet lokale.

Të dy oficerët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas CBS3 Philadelphia. Agjencitë e zbatimit të ligjit thanë se janë në kërkim të të dyshuarit.

Videot e transmetuara nga mediat lokale treguan njerëz që vraponin për t’u larguar.

Më herët dje, në periferi të Çikagos, Highland Park, një i ri  i cili ishte ngjitur në çatinë e një qendre tregtare hapi zjarr ndaj familjeve dhe fëmijëve me biçikleta në paradën e 4 korrikut, duke plagosur rëndë 26 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb