Pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Finlandës, mbështetja e tifozëve kuqezi për Kombëtaren shqiptare nuk mungoi. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët iu afruan tribunës ku ishin të vendosur “Tifozat Kuq e Zi”. Në vend të kontestimeve, futbollistët u pritën me duartrokitje nga tifozët.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e News 24, Trevisa Tufa, në një moment emocionues, disa prej lojtarëve hodhën fanellat e tyre drejt tribunës, të cilat u pranuan nga tifozët kuqezi.
Edhe pse Shqipëria u largua me një humbje 2-1 ndaj Finlandës, skenat pas vërshëllimës së fundit treguan edhe një herë lidhjen e fortë mes Kombëtares dhe tifozëve të saj. Sfida e radhës për kombëtaren është ndaj San Marinos pas pak ditësh.
