Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

300 gr miell
1 filxhan sheqer të bardhë ose ¾ filxhan sheqer kaf
4 kokrra vezë
300 gr karrota
100 gr rrush të thatë
100 gr arra
1 ½ filxhan vaj
2 vanilje
1 lç kanellë
1 lk sodë buke
1 zarf pluhur pjekes
1 majë luge kripë
Cipë portokalli

Për kremin:
250 gr krem djathi
150 gr sheqer pudër
100 gr pana
Arra/bajame për servirje

Përgatitja

Grijmë karrotën në rende hollë, shtojmë cipën e portokallit, rrushin e thatë, pak kripë dhe 1 lugë sheqer.

Përziejmë vajin dhe sheqerin në një enë qelqi. I përziejmë me rrahëse dore, shtojmë vezët një e nga një dhe vazhdojmë trazimin.

Tek mielli shtojmë vaniljen, sodën e bukës dhe kanellën. E shtojmë më pas miellin gradualisht dhe e punojmë mirë derisa të realizohet një brumë i butë.
Në fund shtojmë karrotat e trazuara me rrushin e thatë dhe arrat e thërrmuara të spërkatura me pak miell. Masën e përgatitur e ndajmë në dy tava njëra me diametër më të vogël 22 cm dhe tjetra me diametër pak më të madh 24 cm. I vendosim tavat në furrë në temperaturën 170-180 gradë për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim kremin. Trazojmë djathin e shkrirë me sheqerin pluhur dhe më pas shtojmë panën e rrahur në marengë dhe e vendosim kremin në frigorifer.

Fillojmë montojmë tortën. Në një pjatancë të rrumbullakët vendosim diskun e parë të kekut, shtojmë krem dhe më pas vendosim diskun tjetër të kekut. Vendosim përsëri krem duke e shpërndarë mirë në të gjithë tortën me një spatul kuzhine.

Kaurdisim bajamet ose arrat e grira sa të marrin ngjyrë dhe dekorojmë tortën anash.

(Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: