Tottenham ka hedhur pas krahëve zhgënjimet e fundit dhe ka shijuar fitoren e parë pas disa rezultatesh negative radhazi. Spurs kaluan 4-1 Newcastle, në një sfidë që doli më e lehtë nga ajo çfarë pritej. Udogie i dhuroi avantazhin skuadrës së Ange Postecoglou, pas 26 minutash lojë.
Braziliani Richarlison zhvilloi një ndeshje fantastike. Dopieta e sulmuesit (38’, 60’) i dha qetësinë e duhur londinezëve, për të shkuar të sigurtë drejt suksesit. Në minutat e fundit të dy skuadrat “tundën rrjetën” nga një herë, me Son dhe Joelinton.
Pas 16 javësh kampionat, Tottenham është zonën europiane (Vendi i pestë). “Qymyrxhinjtë”, pas dy humbjeve të fundit kanë lëshuar terren dhe aktualisht janë në pozitën e shtatë. Ky ishte takimi i fundit në Premier League për ditën e sotme, ndërkohë që në drekë janë luajtur Everton-Chelsea (2-0), Fulham-West Ham (5-0) dhe Luton-City (1-2).
(J.S/BalkanWeb)