Një grua e martuar, është fshikulluar 100 herë në publik, pasi pranoi se ka tradhtuar bashkëshortin. Po ashtu, partneri i saj, ka marrë 15 goditje, pasi dhe ai ishte i martuar.

Sipas medieve të huaja, ndëshkimi i gruas në provincën konservatore Aceh të enjten u ndërpre për një kohë të shkurtër pasi ajo nuk mund ta duronte dhimbjen, sipas një gazetari të AFP-s.

Rajoni Aceh në Indonezinë Perëndimore është i njohur si një zonë konservatore dhe e vetmja pjesë e vendit ku përdoret Ligji i Sheriatit.

Ivan Najjar Alavi, kreu i divizionit të hetimit të përgjithshëm në zyrën e prokurorit të Acehut Lindor, tha se gjykata dha një dënim më të rëndë për gruan e martuar pasi ajo rrëfeu para hetuesve se kishte kryer marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

“Gjatë gjyqit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, (gjykatësit) nuk janë në gjendje ta dëshmojnë nëse ai është fajtor”, tha Alavi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: