Kristian Shpendi vazhdon vitin e tij magjik me skuadrën e Çezenës në Serinë C në Itali. Sulmuesi i talentuar shqiptar, i rikuperuar nga dëmtimi i një jave më parë që solli edhe ngjarjen e shëmtuar të babait të tij që goditi portierin kundërshtar që e lëndoi, regjistroi tregolëshin e tij të parë mes profesionistëve në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Pontederës.

Shpendi ishte protagonist absolut në pjesën e parë të takimit, kur mes minutës 21 dhe 28, tundi tri herë rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë një avantazh të ndjeshëm ekipit teksa ka shpërdoruar edhe dy mundësi të tjera në fraksionin e parë të lojës që skuadra e tij e mbylli me shifrat 4-0.

Kështu, sulmuesi shqiptar coi në 13 gola bilancin e tij për momentin në 18 ndeshje të luajtura, duke qenë gjithmonë një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni në Serinë C. Falë këtyre paraqitjeve, futbollisti i kombëtares Shpresa ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura nga Seria A dhe B të cilat janë gati të firmosin me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb