Mbrëmjen e kaluar i është vendosur tritol në banesë kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar. Gazetarja Klodiana Haxhija, ka siguruar për “BalkanWeb”, pamje nga shtëpia e kreut të federatës. Në to shihen qartë dëmet e shkaktuara në derën kryesore të banesës si dhe perimetrin e sigurisë së vendosur nga efektivët. Këta të fundit, ndodhen ende në vendngjarje dhe po ruajnë banesën.

Mësohet se janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë te banesa e Dukës, ku pritet dhe të hidhet dritë më tepër mbi dinamikën se si ndodhi ngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: